Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpallur gjendjen emergjente në Louisiana për shkak të rrezikut nga stuhia tropikale. Stuhia “Barry” është duke lëvizur me shpejtësi më të madhe në Gjirin e Meksikës ditëve të fundit.
Zyrtarët amerikanë njoftuan se kjo stuhi është duke lëvizur me erëra me shpejtësi prej 104 kilometrash në orë dhe ditëve në vazhdim mund ta marrë fuqinë e uraganit në kohën kur të arrijë në sipërfaqen e Shteteve të Bashkuara.
Pritet që kjo stuhi të sjellë erëra të fuqishme dhe reshje të mëdha të shiut në qytetin New Orleans, ndërsa tashmë ka shkaktuar vërshime në disa pjesë. Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se vërshimet paraqesin rrezik të lartë për qytetarët.
“Lëvizja e ngadalshme e stuhisë “Barry” do të sjellë reshje të gjata e të mëdha të shiut dhe rrezik për vërshime në zonën e bregdetit të Gjirit të Meksikës, në Mississippi dhe Tennessee”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Kombëtar të Motit.
Vendimi i presidentit Trump për shpalljen e gjendjes emergjente mundëson shfrytëzimin e shumë burimeve për t’iu dalë në ndihmë banorëve të rrezikuar, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.