Gjermania hoqi dorë nga plani për ta nderuar me “Urdhrin e Meritave” një historian kontrovers pas kritikave që vinin nga shteti i Bosnje e Hercegovinës e më gjerë.
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier deshi ta nderonte hulumtuesin shumëvjeçar të Holokaustit, izraelitin Gideon Greif, i cili konsiderohet mohues i gjenocidit në Srebrenicë, transmeton REL.
Më shumë se 8 mijë boshnjakë u vranë gjatë gjenocidit në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, nga forcat serbe të Bosnje e Hercegovinës.
Në anën tjetër, Greif ishte kryesues i një komisioni të historianëve të cilët mohonin natyrën gjenocidale të masakrës së Srebrenicës në një raport të përpiluar në korrik të këtij viti.
Komisioni ishte formuar me kërkesë të anëtarit të Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik.
Ndonëse kryesisht hulumtues i Holokaustit, për shumë vjet Greif ishte hulumtues në Serbi dhe publikoi punime të cilat vlerësohet se ekzagjerojnë numrin e serbëve të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan DPA.
Ceremonia e ndarjes së shpërblimit do të duhej të mbahej më 10 nëntor por është shtyrë për shkak të rishqyrtimit të vendimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.