×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania ndalon marshin e mohuesve të coronavirusit në Berlin

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 15:59

    Rreth njëzet mijë protestues ishin në qendër të Berlinit në fillim të gushtit, duke u ankuar se masat anti-coronavirus, të tilla, si vendosja e maskës në fytyrë, shkelnin të drejtat dhe liritë e tyre.


    Organizatorët e marshit, të cilët pretenduan se kanë mbështetjen e 1.3 milion njerëzve, vendosën të mbanin një protest tjetër nën flamurin “Rally for Freedom”. Por autoritetet e Berlinit tani e kanë ndaluar atë, raporton BBC.

    Duke përshëndetur vendimin, senatori i brendshëm i Berlinit, Andreas Geisel tha se marshuesit e 1 gushtit injoruan qëllimisht rregullat anti pandemi – distanca sociale dhe mbulimi i fytyrës, transmeton Telegrafi.

    “Ky nuk është një vendim kundër lirisë së tubimit, por një vendim për t’u mbrojtur nga infektimi”, tha ai.

    Geisel nuk ishte i gatshëm të lejonte “mohuesit e coronavirusit” dhe grupet e ekstremit të djathtë të abuzonin me Berlinin.

    Pandemia e COVID-19 e Gjermanisë ka shkaktuar më pak viktima sesa në vendet e tjera të Evropës Perëndimore, me 9.280 vdekje të regjistruara.

    Por infeksionet janë rritur në javët e fundit dhe qeveria ka zgjatur ndalimin e hyrjes të qytetarëve të 160 vendeve jashtë BE-së deri më 14 shtator. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!