×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania nuk përkrah furnizimin e Ukrainës me avionë

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 19:27

    Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka shprehur rezerva në lidhje me kërkesën e Ukrainës për ta furnizuar me avionë luftarakë perëndimorë.

    Baerbock vuri në dukje refuzimin nga fuqitë perëndimore të një thirrjeje nga Ukraina për të vendosur një zonë ‘ndalim-fluturimi’ mbi Ukrainën.

    Ministrja e jashtme gjermane tha se gjatë vizitës së saj në Kiev të martën, ajo “foli për mënyrën se si ne mund të mbështesim Ukrainën, veçanërisht në gjërat në lidhje me qëndrueshmërinë e tyre, aftësinë e tyre për të mbrojtur veten, pa kontribuar që NATO-ja të bëhet pjesëmarrëse në këtë luftë.

    “Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba është ftuar të bashkohet në diskutimet e ministrave të jashtëm të G7 që do të zhvillohen më 13 maj në Gjermani.

    Gjatë një vizite të fundit në Gjermani, Kuleba bëri thirrje për furnizimin e vendit të tij me avionë modernë dhe sisteme të mbrojtjes kundër raketave./rel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!