Gjermania është bashkuar me Britaninë e Madhe, Francën dhe SHBA-të, duke akuzuar Kinën si fajtore për përhapjen e Coronavirusit.
Por nuk ka mjaftuar vetëm akuza, pasi Gjermania i ka kërkuar Kinës një shifër shumë të madhe si dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga COVID-19, plot 150 miliardë euro.
Ky lajm, siç transmeton BW, bëhet i ditur nga tabloidi britanik Express, por kërkesa për këtë shifër ka ardhur nga prestigjiozja gjermane BILD, e cila është përfshirë në një ‘luftë të ftohtë’ me Kinën.
BILD, në një artikull me titullin “Ajo që Kina na ka borxh”, ka hartuar një faturë se çfarë duhet të paguajë Kina.
Lista përfshin një tarifë prej 27 miliardë eurosh për të ardhurat e humbura të turizmit, deri në 7.2 miliardë euro për industrinë gjermane të filmit, një milion euro në orë për kompaninë ajrore gjermane Lufthansa dhe 50 miliardë euro për bizneset e vogla gjermane.
Kina nga ana tjetër i është përgjigjur këtij artikulli, duke u shprehur se “nxit ksenofobinë dhe nacionalizmin”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.