×
  • Lajme
  • Botë

    Gjykata në Pensilvani ja aprovon kërkesën Trumpit, numërimi u ndërpre përkohësisht

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 20:43

    Një gjykatë shtetërore në Pensilvani ja ka aprovua kërkesën fushatës së Trumpit që të ketë më shumë vëzhgues gjatë procesit të numërimit. Kjo ka bërë që numërimi në Filadelfia të ndërpritet përkohësisht.


    Votimi në këtë qytet po vazhdon numërimi në Pensilvani, një shtet që ka rëndësi të madhe për shkak se ka 20 vota elektorale.

    Vendimi ka bërë që të ndalohet numërimi përkohësisht, në shtetin që pret të përfundojë sonte të gjithë procesin.

    Tani vëzhguesit kanë mundësi që të afrohen deri në dy metra tek tavolinat e numërimit.

    Trump po vazhdon me padi në shumë shtete dhe ka ankesa të mëdha për procesin e numërimit teksa epërsia e tij e hershme është shkrirë pas numërimit të votave me postë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!