Të paktën 40 zjarrfikës, 9 aeroplanë dhe 4 helikopterë janë angazhuar për të vënë nën kontroll situatën në Evia të Greqisë ku ka rënë zjarr.
Mediat në Greqi raportojnë se flakët kanë mbërritur tashmë në hyrje të fshatit në Kremasto ku po digjen pishat.
Zëvendësguvernatori i Evias, Giorgos Kelaiditis ka deklaruar se autoritetet janë duke shqyrtuar një plan për të evakuuar fshatin pasi zjarri shkon drejt shtëpive të para dhe erërat që fryjnë në zonë janë të forta. /abcnews/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.