Një ditë pasi aktivistja 16 vjeçe nga Suedia u takua me Leonardo DiCaprio-n, i cili tha se ajo është lidere e kohës sonë, përpjekja e saj për ta vënë në pah krizën e ngrohjes globale e çoi në takim me një yll tjetër të Hollivudit, Arnold Schwarzenegger-in.
baAktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë nga radhët e Partisë Republikane e publikoi në Instagram një fotografi ku shihej ai me aktivisten Greta Thunberg në Santa Monica. Sipas tij, Greta është heroinë.
Adoleshentja ka përdorur forma të transportit që lirojnë pak gazra karboni për të udhëtuar nga Suedia në Kili për të marrë pjesë në samitin për klimën, COP25, por tash ka kërkuar ndihmë për të udhëtuar në Spanjë, sepse protestat masive kundër qeverisë së Kilit bënë që ky samit të anulohej. Samiti tash do të mbahet në Madrid në fillim të dhjetorit.
“Po del që kam udhëtuar nëpër gjysmën e botës në drejtimin e gabuar. Tash më duhet të gjej një mënyrë për ta kaluar Atlantikun në nëntor. Nëse dikush më ndihmon të gjej transport, do t’i isha shumë mirënjohëse”, shkroi Greta Thunberg në Twitter.
Ajo u bë edhe më e famshme me deklaratën e saj në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën në muajin gusht, kur para liderëve botërorë tha: “Ju m’i keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe”, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.