×
  • Lajme
  • Botë

    Gruaja mbyt me thikë vajzën e saj 3-vjeçare, pastaj plagos vajzën tjetër dhe veten

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 14:08

    Një fëmijë ka vdekur, derisa një grua dhe një fëmijë tjetër po luftojnë për jetët e tyre, pas një goditje me thikë që ka ndodhur dje në Irlandën Veriore.


    Gruaja quhet Fiona McGowan, e cila së pari goditi me thikë vajzën 3-vjeçare dhe plagosi vajzën tjetër 1-vjeçare, pastaj edhe veten.

    McGowan, 30-vjeç, aktualisht është në spital duke marrë trajtim për lëndime. Oficerët thanë se edhe foshnja 1-vjeçare po trajtohet gjithashtu.

    Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes vajzën tre-vjeçare, e cila ishte qëlluar me thikë për vdekje.

    Banorët në atë zonë thanë se McGowan jetonte në këtë fermë me burrin dhe 4 fëmijët e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!