×
  • Lajme
  • Botë

    Gruaja vdiq nga COVID 19, infermierja ia vjedh unazën dhe kartën e bankës

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 11:07

    Një infermiere 29 vjeçe që po kujdesej për një të moshuare, e cila humbi jetën nga COVID-19, i ka vjedhur të ndjerës unazën e diamantit dhe kartën e kreditit. Elizabeth Daniel, i shërbente Barbara Gust 86 vjeçe nga Kolorado SHBA. e cila prej disa ditësh ishte e diagnostikuar me koronavirus.


    Por pak kohë para se moshuara të humbte jetën nga sëmundja, Elizabeth dyshohet se i ka vjedhur unazën e saj të diamantit dhe kartën e kreditit. Familjarët mësuan për këtë vjedhje vetëm kur po përfundonin të gjithë ceremoninë mortore.

    Më pas me ndërhyrjen e autoriteteve policore, infermierja 29 vjeçare është arrestuar dhe sendet me vlerë të grabitura i janë rikthyer familjarëve të viktimës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!