Gazi ka filluar të rrjedhë në Poloni përmes një tubacioni të ri Baltik Pipe, thotë operatori i gazsjellësit të vendit Gaz-System.
Tubacioni, i cili shkon nga Norvegjia përmes Danimarkës, është një pjesë e madhe e përpjekjes së Polonisë për t’u larguar nga varësia nga gazi rus.
Megjithatë, puna për tubacionin filloi vite përpara pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, raporton skynews.
Gazi filloi të rrjedhë pak pas orës 4 të mëngjesit të sotëm (koha e Mbretërisë së Bashkuar) dhe tubacioni ka një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metra kub.
Ai vjen një ditë pasi u zbuluan rrjedhje në tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën, megjithëse Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Poloni në prill pasi Polonia refuzoi kërkesën e Rusisë për të paguar në rubla.
Ndryshe, sabotimi është shkaku më i mundshëm i dëmtimit të tubacioneve të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.