×
  • Lajme
  • Botë

    Helikopteri i rrëzuar i presidentit iranian, një zyrtar thotë se ka pasur kontakt me anëtarët e ekuipazhit

    Reporteri
    19 Maj 2024 | 22:51

    Është bërë kontakt me një pasagjer dhe një anëtar të ekuipazhit të helikopterit të presidentit iranian Ebrahim Raisi, ka thënë një zyrtar për televizionin shtetëror.

    Zyrtari i paidentifikuar tha se kontaktet janë bërë në disa raste, shkruan Sky News.

    Dhe korrespondenti i Sky News në Lindjen e Mesme, Alistair Bunkall thotë se ky shënon një “zhvillim vërtet domethënës”.

    “Kjo sugjeron se mund të ketë të mbijetuar dhe ndoshta ata janë shumë afër vendit të përplasjes, gjë që përsëri do të ishte një moment shprese”, ka shtuar ai.

    Ndërkohë, raportojnë mediat e huaja, Komisioni Evropian ka aktivizuar shërbimin e hartës satelitore për të ndihmuar në kërkimin e presidentit të Iranit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!