Një parukiere në Wuhan, tregon për mediat, se heqja e masave shtrënguese gjatë ditëve të fundit për shkak të epidemisë së koronavirusit ka bërë që të ketë një “lumë” kërkesash për shërbimet e saj.
39 vjeçarja Xiong e kalon ditën duke udhëtuar me biçikletën elektrike për të shkuar në shtëpitë e klientëve që kërkojnë shërbimet e saj, të cilët ashtu si ajo ishin mbyllur në shtëpitë e tyre që nga janari për shkak të Covid-19.
Një nga klientët e Xiong tregon për mediat se ishte qethur për herë të fundit në muajin dhjetor dhe për këtë arsye, duke qenë se shumë dyqane janë ende të mbyllura, kishte kërkuar shërbimet e 39 vjeçares.
Xiong punonte në një sallon bukurie, i cili ashtu si shumë biznese të tjera përreth Kinës u mbyllën për shkak të masave shtrënguese të qeverisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, i cili deri tani iu ka marrë jetën mbi 3300 vetave, pjesa më e madhe e të cilëve në Wuhan. /A2CNN/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.