Hongu Kongu nuk ra raportuar asnjë rast të ri me Covid-19 për herë të parë që nga data 5 mars, sipas një deklarate nga Qendra e qytetit për Mbrojtjen e Shëndetit (CHP).
Që nga dita e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus të raportuar në Hong Kong mbeti në 1,025, përfshirë dhe 4 viktima.
Përkundër kësaj, CHP po i inkurajon banorët të vazhdojnë të mbajnë një distancë të përshtatshme sociale dhe të shmangin aktivitetet shoqërore si mbledhjet e vaktit për të zvogëluar rreziqet e tyre të infektimit.
“Duke pasur parasysh se situata e infeksionit Covid-19 mbetet e rëndë dhe se ka një rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve të raportuara në të gjithë botën, anëtarëve të publikut u kërkohet me forcë që të shmangin të gjitha udhëtimet jo thelbësore jashtë Hong Kong”, tha CHP.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.