Hungaria ka nënshkruar marrëveshjen për të blerë katër aeroplanë luftarakë nga Suedia, teksa Budapesti po bëhet gati që të miratojë kërkesën e Stokholmit për anëtarësim në NATO, raporton Aljazeera.
“Ne jo vetëm që do të mbajmë kapacitetet e mbrojtjes ajrore, por do t’i shtojmë këto kapacitete”, ka thënë kryeministri hungarez, Viktor Orban në konferencën për media përkrah homologut të tij suedez, Ulf Kristersson.
Kjo “do të thotë se angazhimi në NATO do të forcohet dhe ne do të marrim pjesë në operacionet e përbashkëta të NATO-s”, ka shtuar Orbani.
Kristersson ka mirëpritur marrëveshjen për shitjen e katër aeroplanëve Saab Jas Gripen dhe ka shtuar se dy shtetet do të vazhdojnë bashkëpunimin në interesat e përbashkëta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.