Parlamenti i Hungarisë e ka miratuar të hënën projektligjin që ia mundëson Suedisë anëtarësimin në NATO, raporton BBC.
Hungaria ka qenë vendi i vetëm prej 31 vendeve anëtare të NATO-s që e ka bllokuar anëtarësimin e këtij vendi nordik në aleancën veriatlantike, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Ligjvënësit kanë votuar me 188 vota për dhe gjashtë kundër.
Suedia kishte aplikuar për anëtarësim në vitin 2022 pak kohë pasi nisi pushtimi rus i Ukrainës, mirëpo anëtarësimin e saj e kishte bllokuar Hungaria.
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson ka thënë se është ditë historike dhe se Suedia është e gatshme të mbajë përgjegjësinë për sigurinë euroatlantike”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.