Stafi i Shtëpisë së Bardhë u urdhërua të vendosë maska në fytyrë, pasi dy pjesëtarë të tij dolën pozitivë në testet për koronavirus.
Zyra e personelit të Shtëpisë së Bardhë tha se stafi duhet të mbulojë fytyrën në çdo kohë, përveç kur është ulur në tavolinë apo në distancë të mjaftueshme fizike.
Presidenti Donald Trump tha se e ka kërkuar këtë politikë. Megjithatë, ai u paraqit pa maskë në konferencë për media, por tha se ndodhet “larg secilit”.
“Kemi qindra njerëz që hyjnë në Shtëpinë e Bardhë çdo ditë. Mendoj se jemi duke bërë një punë të mirë në frenimin e koronavirusit”, tha Trump.
Urdhri i ri për maska vjen pasi një ndihmës i nënpresidentit Mike Pence dhe një shërbëtor i presidentit Trump janë infektuar. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve dhe viktimave me koronavirus. Mbi 1.3 milion njerëz atje janë infektuar dhe mbi 80,000 kanë humbur jetën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.