Pas muajsh izolimi dhe fatalitetesh, Nju Jorku po tenton që t’i rikthehet gradualisht normalitetit të para pandemisë.
Megjithatë, duket se shumë gjëra kanë ndryshuar në qytetin post-pandemik ndërsa të pastrehët dhe të sëmurët mendorë janë rritur ndjeshëm. Krimi ka përshkallëzuar ndjeshëm duke tronditur vendasit dhe turistët, të cilët besojnë se qyteti ‘ka humbur thelbin e tij’.
Në vitin 2021, pothuajse çdo lloj krimi i dhunshëm është në rritje në New York City. Sipas shifrave të fundit nga Compstat, krimi është rritur me 30 për qind në të gjithë qytetin.
Megjithatë, zyrtarët janë ende optimistë dhe besojnë se qyteti do i rikthehet lavdisë së dikurshme.
“Ne jemi drejt rimëkëmbjes, ‘tha Chris Heywood i NYC & Company, organizata zyrtare e turizmit e qytetit.
“Ka shumë më shumë krim dhe shumë më shumë njerëz të varur nga droga dhe endacakë. Në tre muajt e fundit, unë kam parë tre ose katër njerëz duke qëlluar drejt para meje.”, tha pronari i një biznesi në Times Square.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.