Mediat italiane kanë raportuar për një rast ekstrem racizmi ndaj një familjeje shqiptare, ku një i moshuar italian për vite me radhë përdorte deklarata diskriminuese ndaj fqinjëve të tij shqiptarë.
72-vjeçari siç duket nuk është mjaftuar me kaq, por kryente veprime frikësuese, si ato të kavanozave plot me fekale apo një mi i ngordhur i vendosur në trotuar. Për plot 14 vite i moshuari kishte persekutuar fqinjët e tij në Baricella, në provinca e Bolonjës.
Karabinerët ndaluan italianin, nën akuzën e përndjekjes ndaj një familjeje të huajsh, burri shqiptar, dhe gruas rumune, si dhe djalin e tyre 8-vjeçar.
Ishte gruaja ajo që kërkoi ndihmë nga karabinierët shkurtin e kaluar, kur u paraqit në kazermë për shkak se qëndrimi i të moshuarit kundrejt tyre ishte përkeqësuar me kalimin e kohës.
Bashkëshortja e shqiptarit kishte raportuar në polici dhe një rast të ndodhur në 2020-ën, kur i moshuari i kishte kërcënuar duke i drejtuar një kaçavidë.
Tashmë italiani duhet të ruajë distancë prej 500 metrash me familjen e shqiptarit, ndërsa është në mbikëqyrje policore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.