Pas 120 vitesh edhe Moska regjistron temperaturën më të lartë.
Një valë e nxehtësisë ka përfshirë një pjesë të madhe të Europës. Pjesa perëndimore e Francës regjistroi temperatura të larta, ndërsa në Paris termometri shënoi 34 gradë Celsius.
Ndërkaq për herë të parë pas 120 vjetësh Moska ka regjistruar temperaturën më të lartë për këtë muaj. Termometri shënoi 34.7 gradë celsius, duke bërë që qytetarët të dyndeshin drejt liqeneve, pishinave e shatërvanëve për t’u freskuar.
Mbi 30 gradë Celsius u shënuan temperaturat edhe në Poloni, Çeki, Gjermani e Austri. I nxehti ekstrem pritet të arrijë edhe në jugun e Italisë. Temperaturat ekstreme pritet të jenë përgjatë 48 orshit të radhës, të cilat priten të arrijnë në 42 gradë.
Ekspertët thonë se temperatura të tilla, zakonisht arrihen gjatë Korrikut, por kjo rritje e parakohshme i atribuohet ngrohjes globale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.