×
  • Lajme
  • Botë

    Temperatura deri në 40 gradë në disa shtete të Evropës

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 22:06

    Moti i nxehtë nuk është i jashtëzakonshëm për Spanjën në verë, por është ende pranverë dhe temperaturat janë 10-15 gradë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Në fakt, termometri po nxehet ngado në gadishullin Iberik, duke arritur deri në 40 gradë në disa zona.

    Ky i nxehtë nuk është parë prej 20 vitesh. Ekspertët rekomandojnë që personat e moshuar dhe të vegjlit të qëndrojnë brenda gjatë orëve të paradites.

    Franca gjithashtu po digjet nga i nxehti – vala e parë për këtë vit. Njerëzit populluan parqet në Paris, duke u përpjekur të gjenin mënyra për t’u freskuar. Disa ishin më të përgatitur se të tjerët.

    “Unë e jam e përgatitur. Kam syzet e diellit, kremin kundër diellit, ilaçe nëse kam migrenë apo nëse një fëmijë nuk ndihet mirë dhe sanduiçe, një shishe me ujë të ftohtë. Pra, çdo gjë që më duhet”, thotë Robiart Hermine, banore e Béthune.

    Ndërkohë në Francën qendrore në Lion, vizitorët përfituan nga pikat e njohura turistike për t’u freskuar.

    “Erdhëm të vizitonim Lionin dhe natyrisht këtu duhet të shohësh Fourvière. Kjo është mirë sepse vendi është i lartë dhe fryn një fllad i këndshëm që po na freskon”, shprehet André Dubois, pensionist.

    Ekspertët thonë se moti i nxehtë me gjasa do të përfundojë me disa stuhi dramatike në fund të javës./euronews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!