×
  • Lajme
  • Botë

    Ide brilante, banorët e fshatit në Indi të ecin me çadra hapur për të mbajtur distancën sociale

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 17:12

    Një fshat në Indi ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për qytetarët që të respektojnë rregullat e distancimit social në këtë kohë pandemie.


    Fshati në qytetin jugor të Kerala po shpërndan 10 mijë çadra të cilat do të ndihmojnë banorët që të mbajnë distancën mes njëri-tjetrit.

    Ideja është që ata të qarkullojnë me çadrat e hapura, e cila do tu sigurojë atyre një hapësirë prej 1 metër nga njëri-tjetri.

    Gjithashtu, për çdo banorë do të shpërndahen edhe nga dy maska.

    India ka marrë masa të shumta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Në rajonin e Keralas janë vendosur dhe kioska ku qytetarëve u merret një provëz e mukozës së gojës e më pas dërgohet për testim.

    Ndërsa në disa spitale po në këtë rajon, përdoren disa robotë që u dërgojnë pacientëve medikamentet dhe ushqimin për të evituar sa më shumë kontaktin me njerëzit.

    India deri më tani numëron 872 viktima si pasojë e COVID-19, dhe rreth 27,892 të infektuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!