Javën e kaluar te një pacientë i cili është shtruar në spital është identifikuar prania e llojit të virusit “indian” të SARS-COV-2.
Sipas anketës epidemiologjik të kryer nga spitali, pacienti u kthye nga Iraku, ku kishte qenë i sëmurë dhe i shtruar për 10 ditë, kur u kthye në vend, ai u transportua menjëherë në spital me një ambulancë speciale. Gjendja e pacientit është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetë, informon Ministria e Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, po ashtu me propozimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive sot propozoi që ora policore dhe masat aktuale të vazhdohen deri më 15 qershor, në territorin e të gjithë vendit.
Ministri shpjegoi se ky propozim i Komisionit është për shkak të mënyrës se si do të kufizonte grupimin shtesë në orët e vona.
Situata epidemiologjike në vend është e qëndrueshme, numri i rasteve aktive është në rënie, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në qendrat kovide në territorin e të gjithë vendit është zvogëluar në mënyrë drastike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.