Në rrjetin social YouTube, më 17 nëntor, është postuar një video, në të cilën shihet një anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU) duke i dhënë ryshfet një agjenti serb, për të cilin pretendohet se është zyrtar i lartë.
Në video shihet takimi i dy burrave në një parking, prej ku ata shkojnë drejt makinës së njërit prej tyre. I dyshuari, si oficer rus i zbulimit, ia jep një qese plastike agjentit serb, i cili e lë qesen në makinën e parkuar.
Ndërkohë, autenticitetin e videos e ka vërtetuar edhe BIA serbe. Lajmi është konfirmuar nga televizioni serb RTS.
Ndërkohë, është identifikuar burri që shihet në incizim me oficerin e inteligjencës ruse. Ai është identifikuar si nënkolonel serb me inicialet Z.K konfirmon gazeta serbe Novosti.
Pamjet u kapën në dhjetor të vitit 2018 në Zemun dhe kjo nuk është e vetmja video deri te e cila kanë arritur shërbimet e inteligjencës serbe.
Sipas informacioneve jozyrtare nga gazeta e Beogradit, Z.K nuk është personi i vetëm në këto regjistrime, por disa të përfshirë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.