×
  • Lajme
  • Botë

    India shënon rekord të të vdekurve nga Covid-19 për 24 orë

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 8:09

    Po vazhdon gjendja shumë e rëndë me pandeminë në Indi. Ky shtet shënoi rekord të ri të viktimave me 4.329 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit.


    Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënua edhe një numër mjaft i lartë i rasteve të reja me Covid-19 – mbi 263 mijë, shkruan Rueters, transmeton Gazeta Express.

    India është vetëm shteti i dytë në botë që e tejkaloi shifrën prej mbi 25 milionë të prekurve, pas Shteteve të Bashkuara.

    Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 25 milionë e 230 mijë, ndërsa shifra e përgjithshme e viktimave është 278.719.

    Megjithatë, ekspertët shëndetësorë besojnë se gjendja e vërtetë është shumë më e rëndë sesa ajo që e paraqesin shifrat zyrtare, sepse numrat mund të jenë deri në dhjetë herë më të lartë.

    Për shkak të gjendjes së rëndë, autoritetet rajonale në Indi i kanë rikthyer masat e rrepta kufizuese pas tubimeve e festivaleve masive, të cilat, bashkë me variantet më ngjitëse të virusit, fajësohen për përkeqësimin e situatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!