×
  • Lajme
  • Botë

    Instituti gjerman: Jemi shumë të shqetësuar nga rritja e rasteve, u shkaktua nga neglizhenca

    Reporteri
    28 Korrik 2020 | 11:30

    Kryetari i institutit gjerman për sëmundje ngjitëse, Lothar Wieler, ka thënë se rritja e vazhdueshme e rasteve të koronavirusit në ditët e fundit është shkaktuar nga neglizhenca.


    “Zhvillimet e reja në Gjermani më bëjnë shumë të shqetësuar. Rritja ka të bëjë me faktin se ne jemi bërë neglizhentë”, tha kryeinfektologu gjerman, duke shtuar se ende nuk është e qartë nëse vendi me popullsinë më të madhe në Evropë është duke e përjetuar valën e dytë të përhapjes.

    Numri i rasteve ditore për 24 orët e kaluara ishte 633 dhe pothuajse u dyfishua në krahasim me ditën paraprake, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Instituti gjerman e lidhi rritjen e numrit të rasteve me shtimin e kontakteve sociale në ndeja dhe në vendet e punës.

    Ky institucion u bëri thirrje njerëzve që të mos i shkelin rregullat e distancimit social.

    Gjermania është në mesin e shteteve me më së shumti të infektuar me koronavirus në Evropë, por ka shënuar shumë më pak viktima se Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!