Duhet të vazhdojmë me zgjerimin e Bashkimit Europian, pasi vendet e Ballkanit Perëndimor po presin që të pranohen, deklaroi sot presidenti rumun, Klaus Iohannis, gjatë fjalimit të tij në konferencën paneuropiane ”The State of the Union” që po zhvillohet në Firence.
“Duhet ta bëjmë unionin tonë jo vetëm më të madh, por edhe më të fortë. Dhe, kur them më të fortë nuk kam parasysh vetëm një ekonomi më të fortë, por kam parasysh përmirësimin e sigurisë, thjeshtëzimin e procedurave për qytetarët europianë dhe integrimin për një Europë më të mirë”, theksoi ai.
”Zgjerimi me Rumaninë ishte një hap i rëndësishëm për vendin tim gjatë dekadave të fundit. Valët e fundit të zgjerimit jo vetëm përmirësuan situatën pr vendet e reja anëtare, por ky zgjerim ndikoi pozitivisht edhe për unionin, për Europën e Vjetër”, përfundoi presidenti rumun, Klaus Iohannis, gjatë fjalimit të tij në konferencën paneuropiane ”The State of the Union” që po zhvillohet në Firence.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.