Një gjykatë iraniane e ka dënuar me 23 vjet e 9 muaj burgim shkrimtarin dhe satiristin Kioomars Marzban. Ai u shpall fajtor për disa akuza, përfshirë akuzën për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.
Avokati i tij, Mohammad Hossein Aghasi, tha se shkrimtari u shpall fajtor për akuzat për bashkëpunim me një vend armik, përhapje të propagandës kundër sistemit shtetëror dhe fyerje ndaj figurave të respektuara dhe zyrtarëve të shtetit.
Aghasi tha se do të paraqesë ankesë ndaj këtij vendimi, duke thënë se klienti i tij nuk ka bërë asgjë tjetër, përpos që ka shkruar materiale humoristike dhe i ka publikuar ato në medie.
Sipas aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, satirist ishte larguar nga Irani në vitin 2009 dhe ishte kthyer në atdhe tetë vjet më vonë për ta vizituar gjyshen e sëmurë. Ai u arrestua në shtator të vitit të kaluar, shkruan “Free Europe”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.