×
  • Lajme
  • Botë / Foto

    Iranianët luten për presidentin e tyre i cili dyshohet se ishte në helikopterin e rrëzuar

    Reporteri
    20 Maj 2024 | 7:09

    Ndërsa kërkimet për të gjetur presidentin Raisi vazhdojnë, iranianët janë mbledhur për vigjilje në rrugët e kryeqytetit, Teheran.

    Fotot nga sheshi Vali-Asr në qendër të qytetit tregojnë njerëzit të gjunjëzuar në lutje. Ja një vështrim në disa nga imazhet e fundit:

    Forcat e Armatosura të Iranit kanë deklaruar se kanë lokalizuar sinjalin e telefonit të një prej anëtarëve të ekuipazhit të helikopterit ku udhëtonte presidenti Ebrahim Raisi.

    “Tani po lëvizim drejt zonës me të gjitha forcat ushtarake dhe shpresoj se mund t’i japim një lajm të mirë njerëzve”, tha Asghar Abbasgholizadeh, komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike për Tasnim.

    “Zona nuk mundëson dërgimin e më shumë forcave se sa aktualisht janë në terren”, shtoi ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!