×
  • Lajme
  • Botë

    Isaac Herzog zgjedhet president i Izraelit

    Reporteri
    02 Qershor 2021 | 16:55
    Isaac Herzog, Chairman of the Israeli Labor Party, speaking at the AIPAC (American Israel Public Affairs Committee) Policy Conference at the Walter E. Washington Convention Center in Washington, DC on March 5, 2018

    Isaac Herzog, kryetari i Agjencisë Hebraike dhe ish-udhëheqësi i Partisë së Punës, u zgjodh sot në parlament, Knesset, si presidenti i ri i Izraelit.


    Për politikanin 60-vjeçar, votuan 87 nga 120 deputetë, raporton france24.

    Ai mundi Mirijam Perec (67), një mësues që jep Judaizëm dhe Sionizëm.

    Herzog do të pasojë Reuven Rivlinin, mandati i të cilit skadon më 9 korrik të këtij viti.

    Ai do të jetë presidenti i parë i Izraelit, babai i të cilit ishte gjithashtu kreu i shtetit hebre. Chaim Herzog ishte President i Izraelit nga 1983 në 1993.

    Babai i Herzog, Haim ishte ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara para se të zgjidhej president i Izraelit.

    Kushëriri i tij i ngushtë, Aba Eban ishte ministri i parë i jashtëm dhe ambasadori i Izraelit në OKB dhe Shtetet e Bashkuara, dhe gjyshi i tij ishte kryeparbi i Izraelit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!