×
  • Lajme
  • Botë

    Ish-shefi i sigurisë hapësinore të Izraelit: UFO-t ekzistojnë, kanë vënë kontakte me njerëzit

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 10:35

    Haim Eshed, ish-shefi i drejtorisë hapësinore të Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit ka deklaruar se jashtëtokësorët ekzistojnë.


    Eshed shprehet i bindur se UFO-t kanë vendosur kontakte me njerëzit, por deri tani nuk është treguar asgjë për këtë çështje, për shkak se “njerëzimi nuk është gati” për ta përballuar.

    Këtë deklaratë ish-zyrtari i lartë izraelit e ka bërë gjatë një interviste për Yediot Aharonot, ku ish-shef i programit të sigurisë hapësinore përgjatë 30 viteve, theksoi se ekziston një “Federatë Galaktike”, me të cilën mban kontakte vetëm SHBA-ja dhe Izraeli.

    Gjithashtu, shtoi se në Mars ka një bazë nëntokësore sekrete, ku qëndrojnë përfaqësues amerikanë dhe alienë.

    Sipas Haim Eshed, Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump, i di këto fakte dhe ishte gati për t’i zbuluar, por nuk guxoi sepse kishte frikën e një “histerie masive” nga ana e popullit.

    87-vjeçari tha se po i tregon tani këto gjëra sepse ka arritur një status të lartë akademik dhe shkencor: “Po i them vetëm tani sepse nëse do t’i thoja vite më parë, do të më kishin futur në spital”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!