×
  • Lajme
  • Botë

    Ishte futur në zyrën e Nancy Pelosi dhe kishte vënë këmbët mbi tavolinën e saj, arrestohet nga policia

    Reporteri
    09 Janar 2021 | 17:18

    Demonstruesi i cili me rastin e sulmit ndaj Kongresit amerikan u fotografua i ulur dhe me këmbë mbi tavolinë në zyrën e Përfaqësueses së Senatit amerikan, Nancy Pelosi, është arrestuar kanë bërë të ditur zyrtarë policorë.


    Siç raporton NBC, bëhet fjalë për 60-vjeçarin Richard Barnett nga Arknazasi, që është arrestuar në vendlindjen e tij nën akuzën për hyrje të dhunshme në ndërtesën e Kapitol Hill dhe vjedhje të pronës publike.

    Fotografia në të cilën shihet Barnett i ulur pranë tavolinës së Nancy Pelosi, ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale në kohën kur po zhvilloheshin vandalizmat në ndërtesën e Kongresit amerikan.

    E lidhur me incidentet në Capitol sot është akuzuar edhe përfaqësuesi shtetëror i West Virginia, republikani Delrick Evans i cili filmoi dhe më pas fshiu videon ku shihet duke iu bashkuar turmës së demonstruesve.

    Madje ka filluar një peticion kundër tij me të cilin synohet të kërkohet dorëheqja e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!