Sipas CNN, 70-vjeçari Stanley Chera, një nga njerëzit më të shquar në sektorin e pasurive të patundshme në New York City, ka ndërruar jetë pas infektimit nga Covid-19.
Chera njihej gjithashtu në mbarë opinionin publik amerikan si miku i presidentit Donald Trump.
Përgjatë viteve 2016-2019, Chera ka dhuruar një total prej 402.800 dollarë për republikanët për të mbështetur presidnecën e manjatit.
Në Paradën e Ditës së Veteranit në New York City, ai e cilësoi Trump si “miku im i dashur”.
Nga ana tjetër, në një tubim të vitit 2019 në Grand Rapids, Michigan, Trump e cilësoi Chera-n, si “një nga ndërtuesit më të mëdhenj dhe njerëzit më të rëndësishëm të pasurive të patundshme në botë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.