Të pranishmit në një stacion trenash në Madrid të Spanjës, nxituan ta ndihmonin një pasagjere, e cila ra në binarë, në momentin që treni ishte duke u afruar.
Derisa ishte shumë e koncentruar në telefon, ajo nuk shikonte se ishte një tren tjetër që arriti në anë tjetër të platformës dhe jo ku ndodhej ajo, transmeton Telegrafi.
Megjithëse videoja përfundon në momentin kritik, pa u parë nëse ajo shpëtoi, zyrtarët e hekurudhave raportuan se nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Në anën tjetër, është kërkuar që pasagjerët të mos koncentrohen shumë në telefona, por të shikojnë trenat, oraret dhe gjerat personale që i kanë me vete.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.