Një foshnje me emrin Enea është gjetur Ditën e Pashkëve para Poliklinikës në Milan. Foshnja është në gjendje të mirë, me peshë 2.6 kilogramë dhe me etnicitet kaukazian dhe duhet të ketë lindur një javë më parë. Ai është marrë nga doktorët klinikën e Neonatologjisë ku iu nënshtrua kontrollit.
Afër tij është gjetur një letër nga nëna e tij ku tregon emrin dhe pse lindi në spital.
“Përshëndetje, unë quhem Enea. Unë kam lindur në spital sepse nëna ime donte të ishte e sigurt që gjithçka ishte mirë dhe të jemi bashkë sa më shumë që të jetë e mundur” , shkruhej në letrën pranë foshnjës, raporton media italiane, përcjell Reporteri.net.
Mjekët thonë që nëna ka përdorur fjalë dashurie, ajo thotë që e don fëmijën dhe siguron që “është super shëndoshë”, dhe të gjitha testet e bëra në spital janë në rregull mirëpo nuk është në gjendje të kujdeset për të.
Ata po ashtu deklarojnë se nga testet e bëra foshnja është mirë.
Në ndërkohë u tha se tashmë për foshnjën është gjetur një strehim i sigurt dhe një familje ka dalë vullnetare për ta birësuar dhe për tu kujdesur për të. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.