×
  • Lajme
  • Botë

    Italia: Bizneset hapen nga 4 maji, shkollat pas shtatorit

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 19:01

    Italia do ta nisë rihapjen e industrisë së saj të prodhimit më 4 maj, në kuadër të planeve për zbutjen e masave gjatë pandemisë së koronavirusit, derisa shkollat do të rihapen në shtator, ka bërë të ditur të dielen kryeministri italian, Giuseppe Conte.


    “Jemi duke punuar vazhdimisht për ta mundësuar më 4 maj rihapjen e një pjese të madhe të bizneseve tona, prej prodhimtarisë e deri tek sektori i ndërtimit”, ka thënë i pari i Qeverisë italiane në një intervistë për të përditshmen, “La Repubblica”.

    Italia ishte shteti i parë në Evropë që u godit rëndë prej koronavirusit dhe i pari që vendosi mbylljen, gjatë marsit. Shtegu i këtij shteti drejt rihapjes është duke u përcjellur për së afërmi në botë, teksa edhe shtetet tjera janë duke shqyrtuar ndërmarrjen e veprimeve të ngjashme për zbutjen e masave

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!