Italianët vendosën të ulin numrin e deputetëve në parlament, nga 954 në 600 deputet, sipas rezultateve paraprake të referendumit të mbajtur të dielën (20 shtator).
Me 70 për qind të kutive të numëruara, 69 për qind e votuesve mbështeti ndryshimin kushtetues.
Ministri i Jashtëm Di Maio i Lëvizjes 5 Stelle e quajti referendumin një rezultat historik. Ai shkroi se Italia “duhet t’i kthehet një parlamenti normal me uljen e numrit të deputetëve dhe shkurtimit të privilegjeve. Ne i kemi dërguar një sinjal italianëve. Pa Lëvizjen 5 Stelle, e gjitha kjo nuk do të kishte qenë e mundur”.
Nicola Zingaretti, drejtuesi i Partisë Demokratike tha në një konferencë për shtyp se rezultati “konfirmoi se PD është parti e ndryshimit, dhe ne duhet të përgatitemi për reforma të reja”.
Ndërsa kritikët e ndryshimeve argumentuan se ulja e numrit të deputetëve do të ulte përfaqësinë, kërcënonte demokracinë dhe do t’i kursente taksapaguesve shumë pak para.
Lëvizja 5 Stelle ka argumentuar fortë së ky ndryshim do t’i kursente taksapaguesve 1 miliardë euro në 10 vjet, ndërsa organizata mbi monitorimin e shpenzimit të parave publike tha se kjo shifër nuk do të kalonte 57 milionë euro në një vit, çka është një pikë në oqean po të shohim borxhin publik të Italisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.