Një çift nga Pensilvania është akuzuar për vjedhje pasi shpenzoi mijëra dollarë të cilët ishin depozituar gabimisht në xhirollogarinë e tyre bankare.
Robert dhe Tiffany Williams i panë në llogarinë e tyre 120 mijë dollarë dhe më pas i shpenzuan gati të gjitha.
Çifti gjithashtu përballet me tarifa pasi kanë tërhequr mbi 100 mijë dollarë “overdraft” për të blerë një SUV dhe gjëra të tjera.
Çifti e pranoi se ishin në dijeni që paratë nuk ishin të tyre.
Zotëri dhe zonja Williams, përkatësisht 36 dhe 35 vjeç, janë akuzuar për vjedhje dhe përvetësim të pasurisë së huaj, por ata janë liruar me kusht.
Të hënën, ata u paraqitën në gjykatë në rrethin Lyoming, ndërsa nuk kanë dashur të komentojnë ngjarjen për mediat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.