×
  • Lajme
  • Botë

    Izolohen edhe tri qytete kineze si pasojë e koronavirusit

    Reporteri
    04 Shkurt 2020 | 10:45

    Kina e ka zgjeruar sot mbylljen e territoreve të rrezikuara nga koronavirusi në afro 161 km të Shanghai. Qytetet kineze Taizhou, Hangzhou dhe Ningbo tani janë të izoluara.


    Vetëm një person për familje mund të dalë jashtë çdo të dytën ditë për të blerë gjërat e nevojshme. Banorët e këtyre qyteteve, të cilët janë rreth 12 milion, duhet të paraqesin mjetin e tyre identifikues secilën herë që do lënë shtëpitë e tyre, transmeton Reporteri.net.

    Ata gjithashtu janë urdhëruar të veshin maska për fytyrë dhe temperatura e trupit të kontrollohet vazhdimisht për të ndaluar përhapjen e virusit.

    Hangzhou është vetëm 161 km nga Shanghai dhe qyteti ka 200 raste deri më tani, duke përfshirë një vdekje.

    Në mbarë vendin më shumë se 20.000 njerëz janë infektuar nga virusi i ri dhe 425 kanë humbur jetën si pasojë e tij.

    Shumica e vdekjeve kanë qenë në Wuhan dhe pjesën tjetër të krahinës përreth Hubei, e cila ka qenë kryesisht e bllokuar për gati dy javë.

    Virusi deri më tani është përhapur në më shumë se 20 vende, duke bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të shpallë emergjencë globale shëndetësore./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!