×
  • Lajme
  • Botë

    Izraeli heq kufizimet nga Covid, por disa rregulla mbeten

    Reporteri
    01 Qershor 2021 | 18:24

    Pas një rënieje të ndjeshme të infeksioneve, Izraeli do t’i heqë pothuajse të gjitha masat për frenimin e përhapjes së koronavirusit.


    Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se rregullat nën të ashtuquajturën ‘Pasaportë të Gjelbër’ skadojnë sot. Kjo do të thotë që institucionet publike do të jenë të hapura si për njerëzit e vaksinuar, ashtu edhe për të pavaksinuarit.

    Të gjitha kufizimet për vizitat në restorante, dyqane dhe ngjarje kuluturore do të hiqen po ashtu.

    Megjithatë, mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura do të mbetet e obligueshme dhe ndalesat për shumicën e udhëtarëve drejt Izraelit do të vazhdojnë.

    Vendi me 9 milionë banorë ka zbatuar me sukses fushatën e vaksinimit qysh më 19 dhjetor.

    Më shumë se 90 për qind e njerëzve të moshës 50 vjeç e lart janë vaksinuar ose shëruar nga koronavirusi.

    Infeksionet e reja në Izrael kanë rënë ndjeshëm muajve të fundit.

    Sot, numri i rasteve të reja me koronavirus ra në nivelin më të ulët në më shumë se një vit. Vetëm katër raste të reja u regjistruan sot.

    Raste aktive në Izrael aktualisht janë 350.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!