×
  • Lajme
  • Botë

    Izraeli: Kemi marrë nën kontroll të plotë kufirin me Gazën

    Reporteri
    10 Tetor 2023 | 8:20

    Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) kanë njoftuar se kanë rifituar kontrollin e plotë të kufirit të Gazës.

    Zëdhënësi i Përgjithshëm i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari, tha se ushtria ka rimarrë kontrollin e kufirit poroz të Gazës pasi terroristët e Hamasit hodhën në erë pjesë të gardhit kufitar gjatë sulmit të së shtunës në mëngjes.

    “Ditën e fundit asnjë terrorist nuk ka hyrë nga gardhi. Trupat e inxhinierisë luftarake po punojnë për të minuar zonat”, tha Hagari në një telefonatë me gazetarët.

    IDF vlerëson se një numër i vogël terroristësh ende fshihen në territorin izraelit.

    Izraeli bombardon Gazën gjatë natës – rritet numri i të vrarëve, mijëra të plagosur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!