×
  • Lajme
  • Botë / Lufta

    Izraeli thotë se armëpushimi nuk zgjati pasi Hamasi refuzoi t’i jepte emrat e grave dhe fëmijëve të rrëmbyer

    Reporteri
    02 Dhjetor 2023 | 8:16

    Mundësia e zgjatjes së armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit u prish pasi grupi militant nuk deshi që t’ia jap izraelitëve emrat e grave dhe fëmijëve të rrëmbyer, tha ish-ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon.

    Danon tha se Hamasi nuk ishte i gatshëm që ta vazhdonte marrëveshjen e armëpushimit dhe zgjodhi ta ndalte atë.

    “Ata nuk ishin të gatshëm të na dërgonin emrat e grave dhe fëmijëve. Pra, është për të ardhur keq. Ne rifillojmë luftën”, tha ai, shkruan CNN.

    Danon mohoi pretendimet se qeveria izraelite ishte në dijeni për sulmin e Hamasit një vit përpara se të ndodhte.

    “Ne e dinim për qëllimin e Hamasit për të pushtuar Izraelin, por nuk e dinim se kur do të ndodhte, në çfarë cilësie. Kemi kaq shumë kërcënime në Izrael”, tha ai.

    Lufta midis Hamasit dhe Izraelit rinisi të premten, pasi shteti izraelit tha se Hamasi theu armëpushimin shtatëditor të rëndë dakord, fillimisht duke e sulmuar Izraelin me raketa.

    Ndërsa, Hamasi akuzoi Izraelin se “refuzoi të gjitha ofertat” për ta zgjatur marrëveshjen e armëpushimit, pretendim ky që u hodh poshtë nga Izraeli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!