Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe dhe qeveria e tij kanë miratuar një propozim që lejon kompanitë të punësojnë punonjës deri në moshën 70 vjeçare.
Këto masa janë marrë për të zvogëluar mungesën e punëtorëve dhe për të mbuluar kostot e taksave sociale të një popullsie që po plaket shpejtë, përcjell reporteri.net.
Legjislacioni i ri u bën thirrje korporatave të zgjedhin një mundësi, duke përfshirë heqjen e moshës së pensionit, ngritjen e pragut të pensionit ose aftësimin e punonjësve që të punojnë përtej moshës së caktuar.
Qeveria pritet ta paraqesë projektligjin në parlamentin japonez i cili pritet të zbatohet deri në prill të vitit të ardhshëm.
Japonia po përballet me një barrë në rritje demografike pas dekadave të përshpejtimit të plakjes dhe rënies lindshëmërisë së foshnjave.
Kritikët kanë akuzuar qeverinë Abe se nuk po bënë sa duhet për një prirje të tillë.
Deri në vitin 2060, gati 40 përqind e popullsisë së Japonisë pritet të jetë e vjetër mbi 65 vjeç. /reporteri.net
24
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.