Japonia ka vendosur që të japë falas vaksinën për qytetarët e saj. Sipas një urdhri të Ministrisë së Shëndetësisë të vendit aziatik, doza e parë do të jetë pa pagesë për të gjithë popullin.
Aktualisht po punohet nga disa kompani për vaksinën dhe ende nuk dihet nëse vaksinat e ndryshme që do të prodhohen do të kenë nevojë për një apo më shumë doza, raporton A2.
Gjithashtu, qeveria japoneze ka vendosur që të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë në rast se vaksina do të shkaktojë efekte të rënda anësore. Çdo kompensim dhe dëmshpërblim do të paguhet nga qeveria dhe jo nga ndërmarrjet që po punojnë për vaksinën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.