Pyetja e radhës për kryeministrin britanik ishte se sa beson që familjet në Britaninë e Madhe do të mund të mblidhen rreth pemës së Krishtlindjes në këtë kohë pandemie.
Boris Johnson tha se “ajo çfarë ne duam është për të gjithë. Nuk është kohë shumë e rëndësishme vetëm për familjet, por gjithashtu një kohë shumë e rëndësishme e vitit për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar dhe miliona njerëzve që punojnë në këta sektorë me të ardhura modeste”.
“Është shumë e rëndësishme që shpresojmë për më të mirën … por planifikoni për më të keqen”.
Ai thotë se të gjitha hapat që ai ka marrë muajt shtator, tetor dhe nëntor janë “të kushtëzuara”.
Por kryeministri thotë se “sekreti i vërtetë” për të trajtuar virusin ka qenë dhe do të jetë “sensi i përbashkët dhe veprimi kolektiv i popullit britanik”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.