Pamje të rënda të kamerave të sigurisë tregonin dje momentet kur një kameriere u mor peng dhe u sulmua nga pesë të dyshuar që ajo po ndiqte pasi nuk paguan faturën e tyre prej 70 dollarë.
Incidenti ndodhi në fundjavë në restorantin Nifty Fifty në New Jersey, kur tre burra e dy gra dolën nga restoranti pa paguar.
Pamjet e videove të sigurisë tregojnë kamerieren 20-vjeçare që nuk është emëruar publikisht, që vrapon prapa grupit duke i kërkuar paratë, para se ta tërheqin brenda makinës së tyre 20 Dodge Durango, transmeton telegrafi.
Një nga të dyshuarit shihej që vraponte teksa të tjerët u nisën me makinë bashkë me viktimën brenda saj. Policia ka publikuar videon duke bërë apel për identifikimin e të dyshuarve që ende nuk janë identifikuar.
Mjeti i tyre kishte hyrë në autostradën Route 42, dhe më pas ishte kthyer drejt jugut, kur dhe kishin lëshuar jashtë pengun e tyre, njoftoi policia.
E reja e traumatizuar më pas arriti të kthehej në restorant dhe të thërriste policinë, pasi nuk kishte celularin me vete. /tch/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.