Një grevë e kontrollorëve francezë të trafikut ajror ka sjellë vonesa dhe anulime të rreth 40% të fluturimeve.
Vendimi ka krijuar kaos te pasagjerët dhe pakënaqësi te qytetarët, pasi ndodh në një periudhë të sezonit veror në Europë.
Udhëtimet janë anuluar edhe në aeroportet e tjera të Francës, kryesisht në jug, 50% në aeroportin e Nices dhe rreth 30% në qytete të tjera, përfshirë Marseille dhe Lyon.
Sindikatat e punonjësve të kontrollit ajror kërkojnë shtim të stafit, përmirësim të kushteve të punës dhe kompensim për inflacionin. Ata po ashtu kundërshtojnë reformat e propozuara, që synojnë mbikëqyrje më të rreptë të operacioneve të tyre.
Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, e ka cilësuar grevën “të papërgjegjshme”, duke theksuar ndikimin që ka te qytetarët. Ndërsa kryeministri François Bayrou deklaroi se kjo është si “të marrësh peng vendin në ditët më të ngarkuara të vitit”.
Greva është paralajmëruar të zgjasë deri të shtunën, por autoritetet njoftojnë se vonesat dhe riformatimet e itinerareve mund të vazhdojnë gjatë gjithë fundjavës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.