×
  • Lajme
  • Botë

    Kaos në Amerikë prej koronavirusit, njerëzit boshatisin dyqanet

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 23:45

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga frika e përhapjes së koronavirusit. Në disa pamje të bëra publike shihet se si blerësit e shqetësuar në Nju Jork boshatisin raftet për t’u furnizuar me ushqime.


    Por, nga fotot e publikuara duket qartë se produktet më të blera janë dezinfektuesit dhe termometrat. Bumi i blerjeve në SHBA ka nisur që pas konstatimit të rasteve të para me koronavirus në vend.

    Nga mbi 88.900 rastet globale, 90 për qind janë raportuar në Kinë, ndërsa shumica e tyre në epiqendrën e shpërthimit, provincën Hubei.

    Jashtë Kinës, mbi 8,700 raste janë raportuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Gjenevë, ndërsa 81 për qind e tyre ndodhen në katër vende, tha Ghebreyesus.

    Sipas tij, këto vende përfshijnë: Korenë e Jugut, Italinë, Iranin dhe Japoninë.

    “Kjo nuk është rrugë me një drejtim. Ne mund ta shtyjmë këtë virus prapa”, tha Ghebreyesus, duke iu bërë thirrje vendeve që të ndërmarrin hapat e duhur për frenimin e tij.

    Rastet e para të koronavirusit në Kinë janë shfaqur në dhjetor të vitit të kaluar. Që atëherë, mbi 3000 njerëz kanë humbur jetën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!