Shefi i drogës dhe mafisë italiane, Rocco Morabito, u arrestua të hënën në verilindje të Brazilit, pas afro dy vjet nga ikja nga burgu në Uruguai ku po priste ekstradimin për në Itali, raporton DailyMail.
Morabio, një figurë e rëndësishme e “Ndraghetas” u kap në Joao Pessoa me një italian tjetër të kërkuar pas një investigimi nga policia italiane dhe ajo braziliane.
Ai qe arrestuar në Uruguai më 2017, në qytetin Montevido, i kërkuar për trafikim droge. Morabito u largua nga burgu përmes çatisë me tre të burgosur të tjerë. Ai rrezikon të dënohet me 30 vjet burgim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.