Policia gjermane ka njoftuar ditën e sotme nisjen e një hetimi, pasi një gur varri u gjet para zyrave të kancelares, Angela Merkel, sa i përket masave që pritet të dekretojë kancelarja me qëllim ndalimin e transmetimit të koronavirusit.
Kjo mënyrë e të protestuarit erdhi, ndërsa mijëra demonstrues u përgatitën të mblidhen në qytete të mëdha gjermane përfshirë Shtutgart, Munih dhe Berlin kundër masave të izolimit në shtëpi, shkruajne mediat e huaja.
Trëndafila të kuq dhe qirinj u vendosën rreth gurit të varrit, i cili mbante mbishkrimin: “Liria e shtypit, liria e mendimit, lëvizja dhe Kuvendet – Demokracia 1990-2020”, tha policia në një deklaratë.
Sekretari i Përgjithshëm i partisë CDU të Merkel, Paul Ziemiak, e quajti gurin e varrit para zyrës së Merkel “një veprim me shije të hidhur”. Tashmë Gjermania po përballet me një valë në rritje demonstrimesh nga teoricienët e komplotit, ekstremistët, të cilët kanë alarmuar Merkel dhe qeverinë e saj.
Fillimisht tubimet nisën duke filluar si një grusht protestuesish, që nuk mbështesnin kufizimet e ashpra që miratoheshin për të ndaluar transmetimin e koronavirusit. Por së fundmi protestat janë rritur në javët e fundit dhe marrin pjesë mijëra njerëz nga qytetet më të mëdha gjermane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.